Kush ka vdekur pĖr Atdhe,nuk Ka Vdekur poR KA lE.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalėt Dhe (pa) Rėndėsia E Tyre

Shko poshtė

Fjalėt Dhe (pa) Rėndėsia E Tyre Empty Fjalėt Dhe (pa) Rėndėsia E Tyre

Mesazh nga Master Sun Apr 06, 2008 2:46 pm

Qė nga mėngjesi e deri nė mbrėmje, ne jetojmė dhe e vejmė nė lėvizje veten me fjalė. Ka shumė njerėz qė edhe kur flenė flasin. Andaj, ne edhe kur flemė, jemi tė ngarkuar me fjalė. Fjalė, fjalė, fjalė...vetė, fjalė...

Siē duket, nuk ka pushim nga fjalėt. Sikur nuk ekziston liria nga fjalėt. Ja,shikoni! Fjalėt janė shkaktar edhe tė brengave tona. Nuk mund tė keni brenga pa fjalė, a po? Provoni pėr shembull, tė brengoseni dhjetė minuta , por mos pėrdorni asnjė fjalė. Nuk bėnė! Nuk mundeni! Jemi viktimė e fjalėve.
Prezenca e fjalėve ėshtė edhe tek kontakti me tė tjerėt, sepse miqėsia e jonė bazohet kryekėput nė fjalė. Dikush ju thotė; “Oh, sa jeni tė mirė, jeni tė mrekullueshėm. Kurrė nė jetėn time s’kam takuar njė njeri sikur ju.”Nuk ka dyshim se pėrmbajtja e kėtyre komplimenteve do t’ju fascinoj . Vetėm disa fjalė tė mira dhe ju do tė dashuroheni tė.
E, nė anėn tjetėr, kur dikush ju kritikon dhe ju jep vėrejtje , ju trazoheni, nevrikoseni dhe filloni ta urreni atė. Ēka ėshtė nė kėtė rast kritika dhe ēka janė kėto vėrejtje?
Vetėm fjalė dhe asgjė tjetėr...
Parashtrojeni vetes pyetjen: ēka, nė tė vėrtetė ne kėrkojmė prej miqve tanė, fjalė me pėrmbajtje miradije, apo ndjenjėn e afėrt tė prezencės sė tyre? Vėrtet nuk dimė, sepse kurrė nuk kemi menduar pėr kėtė. “Shoqėrim” themi! Por, me mikun mund tė jemi tė afėrt edhe nė qetėsi. Provojeni kėtė! Ju mund ta kuptoni njėri-tjetrin edhe nė heshtje. Pa fjalė, pa llafe tė kota, pa nocione dhe definicione.
A keni tentuar ndonjėherė, me dike qė e doni, tė qėndroni tė vetmuar dhe nė heshtje?
Jo! Posa ta takoni mikun filloni tė flisni duke e shkatėrruar tėrė atė bukuri qė ėshtė aty prezentė. Ta zėmė, shkojmė mė piknik dhe qėndrojmė nė njė vend tė mrekullueshėm. Ēfarė bėjmė? ? menjėherė fillojmė tė flasim. Tė bėjmė muhabet.
A ju kujtohet ndonjėherė qė nė automobil keni qenė me dikė dhe nė kėtė vozitje nuk keni folur fare? Jo, sepse ne kemi nevojė ta mbushim mendjen tonė me zhurmė. Sa mė tepėr tė jemi tė shqetėsuar, aq mė tepėr e forcojmė zėrin e muzikės nė magnetofon. E ndiejmė se kjo na qetėson, sepse sa mė shumė tė jemi tė stresuar aq mė pak e dėgjojmė zhurmėn.
Sa mė shumė mbėshtetemi nė fjalė, aq mė tepėr jeta e jonė ėshtė e cektė. Kur ta kuptojmė parėndėsinė e fjalėve, tek atėherė ndjejmė se jeta ekziston edhe mė thellė. Tek atėherė kemi filluar t jetojmė, sepse ēdo gjė qė ėshtė e vlefshme dhe e kuptimtė nė jetė, nuk mund tė shprehet me fjalė. Eksperienca e dashurisė sė vėrtetė nuk mund tė shprehet me fjalė. Miqėsia, falėnderimi dhe mirėnjohja e sinqertė nuk mund tė shprehen me fjalė. E bukura nuk njeh fjalė!
Keni lexuar dhe dėgjuar shumė ligjėrata pėr dashurinė. Interpretime madhėshtore tė shprehjes artistike. Poezi me vlera botėrore. Besa, disa sosh i keni shkruar edhe vetė. Aq bukur fliten dhe thuren fjalė pėr dashurinė saqė ato nuk na lėnė pa mbresa. Ne ato i kujtojmė, i shėnojmė, i shkruajmė. Na duken interesante pėr njė kohė, por sado qė merremi mekanikisht me to, nuk do tė ndodhi asgjė nė ne. Zjarri nuk do tė digjet nė brendėsinė tonė. Por, nėse e jetojmė dashurinė e vėrtetė, nuk do tė kemi nevojė pėr aq fjalė dhe fjali. Do tė mjaftoj vetėm njė shikim, njė mendim...ose thjeshtė vetėm njė prezencė.
Tė gjithė ne jemi tė ndėrtuar nga substanca e quajtur dashuri. Andaj, pse thjesht, nuk tentojmė tė mbetemi me vetveten, tė jemi nė heshtje dhe ta pėrjetojmė ēastin se ne vetė jemi dashuri?
Mbajeni mirė mend! Gjithmonė kur t’i anashkalojmė fjalėt, tek atėherė paraqitet dashuria!
A i keni vėrejtur ndonjėherė me vėmendje zogjtė? Ata kėndojnė me ritėm. Pa ndonjė shoqėrim instrumental. Kėnga e tyre ėshtė joshėse dhe pėrfshirėse. Por, pėr pėrjetimin e kėsaj vepre tė momentit na duhet qetėsia. Heshtja dhe vetėm heshtja...!
Kur jemi tė zhytur nė qetėsinė tonė tė brendshme, mund t’i dėgjojmė kėngėt e zogjve dhe intervalet e pauzave nė mes tė kėngės sė tyre.
Kjo ėshtė vėrtetė njė fenomen i mrekullueshėm, njė pėrsosmėri nė kreacion.
Provoni tė shkoni mė thellė! Nė brendinė e qenies sonė tė vėrtetė, sepse aty ėshtė muzika qė lėvizė sipas ritmit tė trupit tonė dhe ne nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė.
Kur, vėrtetė, tė kuptojmė dhe tė bindemi se fjalėt janė joadekuate dhe tė parėndėsishme nė jetė, dijeni se, tek atėherė kemi arritur nė njėfarė kuptimi tė jetės. Tek atėherė kemi filluar seriozisht tė lėvizim thellė nė ekzistencė...
__________________
Aty Ku leni Emer e jo numer...
Master
Master
Admin
Admin

Numri i postimeve : 181
Join date : 05/04/2008
Age : 28
Location : Somewhere l dont know

master
superstars:
Fjalėt Dhe (pa) Rėndėsia E Tyre Left_bar_bleue0/0Fjalėt Dhe (pa) Rėndėsia E Tyre Empty_bar_bleue  (0/0)

https://alba-crew.all-up.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi