Kush ka vdekur pĖr Atdhe,nuk Ka Vdekur poR KA lE.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervista e Kryetarit Ali Ahmeti nė javoren “FORUM”

Shko poshtė

Intervista e Kryetarit Ali Ahmeti nė javoren “FORUM” Empty Intervista e Kryetarit Ali Ahmeti nė javoren “FORUM”

Mesazh nga Master Sat Apr 19, 2008 12:24 pm

1. Zotėri Ahmeti, deputetėt e Partisė Suaj dorėzuan iniciativėn pėr shpėrndarjen e Parlamentit. Cilat janė arsyet bazė tė kėtij veprimi?

Ali Ahmeti: Pėr tė sqaruar arsyet e dorėzimit tė iniciativės pėr shpėrndarjen e Parlamentit duhet tė kthehemi nė vitin 2006, kur edhe nuk u respektua vullneti politik i shqiptarėve nga ana e mandatarit tė atėhershėm Nikolla Gruevski. Ne, qė atėherė thamė se po instalohet njė politikė dhe praktikė e keqe, se gjėrat po vendosen gabim dhe se prej gjithė atyre veprimeve do tė ketė pasoja dhe do tė prodhohet krizė e pėrgjithshme. Tani jemi dėshmitar se kemi krizė tė pėrgjithshme, institucionet nuk funksionojnė, si Parlamenti ashtu edhe Qeveria. Kishte krizė nė vetė koalicionin qė pėrbėnte shumicėn parlamentare, jo shit-blerje tė deputetėve, jo shantazhe, kėrcėnime, dorėheqje kolektive, kualifikime se qeveria ėshtė “kopshti i fėmijėve”, e deri nė akuza pėr bashkėpunėtor tė Athinės, Beogradit dhe Moskės. Edhe pse ne paralajmėruan qė nė 2006-ėn, se nė Maqedoni do tė ketė krizė dhe stagnim tė proceseve tė filluara, ne sot nuk jemi tė lumtur me kėtė qė ndodh nė Maqedoni, sepse konsiderojmė se sukseset e qeverisė janė suksese tė tė gjithė qytetarėve ashtu siē janė edhe dėshtimet. Unė kėtė ia kam thėnė edhe Nikolla Gruevskit, nė takimin e parė qė kam pasur me tė nė rezidencėn evropiane nė Shkup. Dėshiroi tė theksoj se arsyet e iniciativės sonė nuk janė momentale dhe pse nuk fituam ftesė nė Samitin e Bukureshtit, por ne kėtė e kemi paralajmėruar qė me kohė. Paralajmėruam se deri mė 5 prill 2008, nuk do tė ndėrmarrin asnjė aktivitet qė do tė rrezikonte integrimin nė NATO dhe se do tė pėrkrahim ēdo projekt qė ndikon nė marrjen e ftesės. Mos harroni, ne pėrkrahėm tė gjitha reformat nė gjyqėsi dhe ligjet pėr harmonizim tė legjislaturės sė vendit me atė evropiane, kemi ndikuar nė stabilitetin e brendshėm tė vendit, pėrkrahėm hapur qeverinė e pakicės sė Nikolla Gruevskit. Tė gjitha kėto i bėmė, pėr hir tė interesit shtetėror dhe tė integrimit nė NATO, gjithashtu pėrkohėsisht i ngrimė kėrkesat tona legjitime. Pas gjithė kėsaj nuk kishte se si tė mos ngremė iniciativė pėr zgjedhje tė parakohshme. Nė fund tė fundi iniciativa jonė bazohet edhe nė politikėn konsistente qė ne ndjekim dhe askush nuk duhej tė ishte i habitur pėr njė veprim tė tillė.

2. Opozita, partnerėt e mėhershėm tė koalicionit Tuaj, ishin kundėr zgjedhjeve tė parakohshme. Vlerėsimi i tyre pėr iniciativėn e Juaj qė mė vonė e pėrkrahu edhe pushteti, ėshtė se bėhet fjalė pėr strategji qė do t`i pengojė proceset evro-atlantike?

Ali Ahmeti: Tė ju them tė drejtėn jam i habitur nga qėndrimi i LSDM-sė, sepse si parti opozitare parimisht duhet tė jenė pėr zgjedhje tė parakohshme. Megjithatė ai ėshtė vlerėsim autonom dhe legjitim i tyre. Me kėtė dėshmohet edhe njė herė se ne si parti politike nuk kemi partner strategjik dhe se vendimet tona i marrin nė mėnyrė autonome dhe nė bazė tė vlerėsimeve tona. Kjo nė fakt i hedh poshtė edhe akuzat qė oponenti ynė i bėn kinse iniciativa jonė pėr zgjedhje tė parakohshme ėshtė skenar i LSDM-sė dhe Cėrvenkovskit. Ėshtė pėr t`u habitur fakti se PDSH fillimisht ishte kundėr zgjedhjeve dhe iniciativėn tonė e vlerėsuan si projekt antishqiptar, kurse nė fund e pėrkrahėn mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme. Qė nėse logjikohet sipas tyre ata kanė pėrkrahur njė projekt antishqiptar! Absurd i llojit tė vet. Mendojė se ata nuk kishin zgjidhje tjetėr dhe pėrkrahja e tyre nuk ndikojė nė vendimin e fundit, sepse prej gjithsejtė 70 deputet sa e votuan, vetėm 9 ishin tė PDSH-sė, qė do me thėnė edhe pa votat e tyre vendimi kalonte. Vlerėsimet se mbajtja e zgjedhjeve tė parakohshme do tė pengojė proceset integruese aspak nuk mbajnė, sepse ne pėr 18 muaj nuk kemi implementim tė asnjė projekti qė do tė ndikonte nė mbarėvajtjen e proceseve integruese, pėrkundrazi kemi stagnim. Kjo periudhė 18-tė mujore tregoi se ky formacion nuk ka kapacitet qė tė udhėheq me vendin dhe tė pėrmbush ambiciet e qytetarėve pėr njė jetė mė tė mirė. Nė dhjetor tė vitit 2005, ne morėm statusin e vendit kandidat dhe gjasat reale ishin qė nė 2006-ėn tė fillojnė edhe bisedimet pėr anėtarėsim nė BE. Prandaj, njėri nga argumentet mė tė fuqishme pėr zgjedhje tė parakohshme ėshtė edhe fakti i stagnimit tė proceseve integruese. Zgjedhjet janė i vetmi mekanizėm pėr tė konsoliduar institucionet qė ata tė punojnė me kapacitet tė plotė pėr tė realizuar agjendėn evropiane. Nėse gjithēka shkon nė rregull, mbajtja e zgjedhjeve tė lira dhe demokratike, konstituimi i organeve pas zgjedhjeve duke respektuar vullnetin politik tė palėve fituese te shqiptarėt dhe maqedonasit dhe pėrkushtimi nė plotėsimin e kriteriumeve qė kėrkohen nga BE dhe NATO, ėshtė reale tė parashihet qė deri nė fund tė kėtij viti tė pranojmė ftesėn pėr NATO dhe fillimin e bisedimeve pėr anėtarėsim nė BE.

3. Nė kėtė lidhet edhe akuza, qė nė fakt mė tepėr adresohen deri te VMRO-DPMNE-ja, se zgjedhjet e parakohshme janė atentat kundėr tėrėsisė territoriale tė shtetit. Ju si i vlerėsoni kėto perceptime nė dėshirėn e BDI-sė qė nė zgjedhje tė vėrtetojė rejtingun tek elektorati?

Ali Ahmeti: Ne si parti politike, qė nga themelimi nė vitin 2002 e deri nė zgjedhjet e fundit parlamentare, kemi dalė nė zgjedhje katėr herė dhe nė tė gjitha kemi fituar. Qė do me thėnė se ne kemi pėrkrahjen e elektoratit. Kjo i dedikohet punės sonė transparente dhe tė ndershme. Ne nuk jemi nė hipotekė tė askujt, neve nuk na formoi asnjė shėrbim sekret ose tė jemi nė marrėveshje tė fshehta me ndonjė subjekt politik. Prandaj, ne sot dalim para elektoratit pėr tė kėrkuar mbėshtetjen, gjithashtu dalim me kėrkesė pėr zgjedhje tė parakohshme pa asnjė hezitim, sepse vendimet tona nuk merren nė qarqet antishqiptare. Ne nuk japin deklarata para pėrfaqėsive diplomatike ose qeverisė pėr t`u shitur se kemi pėrkrahje nga ata. Ne jemi afėr popullit edhe kur jemi nė pushtet edhe kur nuk jemi. Iniciativa jonė pėr zgjedhje tė parakohshme nuk bazohet nė rejtingun qė ne kemi pėr momentin, por nė arsyet qė i thashė mė lartė dhe nuk kanė prapavijė kundėr interesave shtetėrore. Vlerėsim yni ėshtė se ky koalicion nuk mund tė ēojė vendin pėrpara, besoi se kjo mjafton pėr tė shkuar nė zgjedhje, duke pėrmendur kėtu edhe mungesėn e legjitimitetit tė elektoratit shqiptar qė i mungon kėtij koalicioni. Mendoi se kjo do tė jetė njė leksion i mirė pėr tė gjithė politikanėt nė Maqedoni qė mos t`i shkojė mendja dikujt tė shkel mbi vullnetin politik tė shqiptarėve.

4. Meqenėse iniciativa e Juaj u pėrkrah nga partia mė e madhe nė pushtet, kurse mė vonė edhe partneri i saj shqiptar PDSH, a fletė kjo pėr njė shumicė tė re parlamentare ku do tė inkuadrohej edhe BDI-ja?

Ali Ahmeti: Periudha e kaluar 18 mujore ėshtė treguesi mė i mirė se pa respektimin e vullnetit politik tė popullit nuk mund tė ketė qeveri stabile. Kėtė besoj se e ka kuptuar ēdo qytetar nė Maqedoni e lere mė politikanėt qė duhet tė vendosin pėr koalicionime. Pasojat e mosrespektimit tė vullnetit politik tė shqiptarėve i pėrjetojmė tė gjithė pa pėrjashtim. Ne jemi fortė tė bindur se pa legjitimitetin e shqiptarėve nuk do tė ketė sukses asnjė pushtet, kėtė duhet ta kishin kuptuar tani mė tė gjithė pa pėrjashtim nė Maqedoni. Mirėpo, kėtė pėrveē politikanėve maqedonas duhet ta kuptojnė edhe politikanėt shqiptar dhe tė mos vrapojnė pėr pushtet pa pasur legjitimitetin e shqiptarėve. Jam i bindur se shqiptarėt dinė tė vlerėsojnė se kush i pėrfaqėson mė sė miri ata dhe do tė ndėshkojnė politikėn qė shndėrrohet nė vasale e politikės maqedonase. Arsyet e pėrkrahjes sė iniciativės sonė nga ana e VMRO-DPMNE-sė e kuptojė dhe arsyetoj. Gjithashtu i kuptoi edhe deklaratat e krerėve tė PDSH pėr tė pėrkrahur zgjedhjet e parakohshme. Mirėpo, arsyet e tyre nė thelb dallojnė shumė. Nėse VMRO-DPMNE-ja dėshiron tė fitojė mandat tė ri, ndoshta edhe me pėrkrahje mė tė madhe, PDSH-ja nuk kishte rrugė tjetėr pėrveē se tė del publikisht nė pėrkrahje tė zgjedhjeve pėr tė lėrė pėrshtypjen se nuk frikohet prej tyre. Mirėpo, ky aktrim i tyre shihet qartė si nė fytyrat e tyre ashtu edhe nė terren. Ata tani mė janė tė hutuar nga ky vendim dhe mundohen qė me deklarata ta mbulojnė frikėn nga zgjedhjet.

5. Pyetja paraprake nuk ėshtė e ngritur vetėm si pjesė e kampanjės qė e kanė filluar deputetėt e LSDM-sė, por edhe prej optimizmit qė e paralajmėroi Nikolla Gruevski nė drejtim tė shpejtėsisė me tė cilėn duhet tė miratohen ligjet prioritare qė tė caktohet data e bisedimeve me BE. Ēka nėnkupton se ai shpreson nė pėrkrahje tė madhe nga pėrbėrja e ardhshme parlamentare?

Ali Ahmeti: Mė lartė thashė se cilat janė arsyet pse ne iniciuam mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohshme, qė ndoshta mund tė dallojnė nga arsyet e Nikolla Gruevskit. Sido qė tė jetė, cili do subjekt qė tė fitoi duhet tė ketė parasysh se efikasiteti i institucioneve, veēanėrisht i Parlamentit varet nga shumica qė krijohet dhe seriozitetit i subjekteve qė e formojnė atė. Pėr hapjen e bisedimeve me BE nuk mjaftojnė vetėm miratimi i ligjeve nė Parlament, por edhe nga pėrmbajtja e tyre, implementimi i tyre nė praktikė. Pastaj, Maqedonia ka edhe obligime tjera karshi komunitetit ndėrkombėtar, nuk duhet tė harrohet implementimi i plotė i Marrėveshjes paqėsore tė Ohrit. Ky koalicion nuk bėri asgjė pėr ta implementuar atė dokument me karakter ndėrkombėtar dhe qė ndėrpreu njė konflikt. Paramendoni tani mė kur ishte e qartė se vendi shkon nė zgjedhje tė parakohshme, PDSH-sė i kujtohet tė “bėjė” marrėveshje pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Kjo ėshtė e patolerueshme dhe qasje tepėr joserioze pėr njė subjekt politik dhe pėr njė qeveri. Implementimi i Marrėveshjes sė Ohrit duhet tė jetė obligim i ēdo qeverie pavarėsisht pėrbėrjes qė ajo ka. Nė sferėn e pėrfaqėsimit tė drejtė dhe adekuat shifrat janė alarmante, vetėm 0,9 % rritje tė pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė krahasim me 2006-ėn.

6. Ku qėndron dallimi nė mes Marrėveshjes sė majit tė BDI-sė dhe tė marsit nė mes PDSH-VMRO-DPMNE? Dhe sa jeni tė kėnaqur me realizimin e asaj pėr tė cilėn u morėt vesh me Gruevskin?

Ali Ahmeti: Fillimisht mė duhet tė them se nuk ka Marrėveshje tė Marsit. Askush deri mė sot nuk e ka parė pėrmbajtjen e saj. Nė bazė tė asaj qė mund tė dėgjojmė nėpėr prononcime tė funksionarėve tė PDSH-sė, mund tė them se ata nuk kanė bėrė Marrėveshje, por kanė kopjuar dy pikat e Marrėveshjes sė Majit dhe mundohen t`i pėrvetėsojnė. Pastaj, tre nga kėto gjashtė kėrkesat e tyre janė pasojė e politikės sė keqe dhe qė kanė ndodhur gjatė kėsaj qeverisje 18 mujore. Abrogimi i Ligjit pėr pėrdorimin e flamurit, kthimi i dosjeve tė Hagės dhe pavarėsia e Kosovės, pėr tė gjitha kėto ata si partnerė nė koalicionin qeveritar duhej tė kishin qėndrim dhe jo tė kėrcėnojnė njėri-tjetrin pėr kėrkesa dhe tė mundohen tė pėrfitojnė politikisht. Sa i takon pėrfaqėsimit tė drejtė, ėshtė pėr tė ardhur keq se pėrveē propagandės kinse kanė rritur buxhetin pėr pėrfaqėsimin e drejtė dhe adekuat nuk kanė bėrė asgjė. Tani u kujtohet se duhet tė pėrgatisin plan aksionar dhe tė mundohen tė mashtrojnė opinionin se kinse pėr tre muaj do tė punėsojnė 5000 shqiptar. Gjepura. Pėr tė punėsuar ka procedura, duhet tė ketė tė planifikuar buxhet. Tė gjitha kėrkesat e tyre duhej tė bėhen nė moment kur bėnė marrėveshje pėr koalicionim dhe jo nė moment kur dilet prej koalicioni. Kjo mė sė miri flet pėr qasjen e tyre ndaj Marrėveshjes sė Ohrit dhe seriozitetin qė kanė pasur pėr problemet e shqiptarėve. Jo rastėsisht sot jemi nė kėtė gjendje tė mjerueshme. Dallimi nė mes Marrėveshjes sė Majit dhe kėsaj qė propagandohet nga PDSH-ja ėshtė shumė e madhe, si na pėrmbajtje ashtu edhe nė formė se si ėshtė arritur ajo. Marrėveshja e Majit ka gjashtė pika qė nė fakt kanė ngelur pa u realizuar edhe tre. Pastaj ajo Marrėveshje ėshtė arritur nė prezencė tė pėrfaqėsuesve tė SHBA dhe BE nė Shkup dhe garantohet prej tyre. Teksti autentik i saj ėshtė nė gjuhėn angleze dhe secili mund ta lexojė pėrmbajtjen e saj.

7. Edhe ēka duhet tė bėhet, cilat janė ato tė drejta sipas Jush qė edhe mė tej u janė shkurtuar shqiptarėve nė Republikėn e Maqedonisė?

Ali Ahmeti: Problemi nuk ėshtė vetėm nė atė se edhe ēka duhet tė realizohet qė shqiptarėt tė ndjehen tė barabartė, por edhe qasja dhe mentaliteti i komunitetit maqedonas se ky vend ėshtė vetėm i tyre dhe se vetėm ata kanė tė drejtė pėr tė gėzuar kėtė shtet. Unė e kam thėnė se vendi im ėshtė Maqedonia dhe kėtė nuk e them pėr tė provokuar pjesėtarėt e komunitetit maqedonas. Janė disa tė drejta tė parapara nė Kushtetutėn e Maqedonisė qė garantojnė barazinė nė mes bashkėsive etnike, mirėpo ato tė drejta duhet tė ndjehen dhe sa mė shumė qė ato ndjehen aq mė shumė rritet lojaliteti ndaj shtetit. Pėrveē rregullimit tė pėrdorimit zyrtar tė gjuhės shqipe duhet tė rregullohen edhe pėrdorimi i simboleve kombėtare, tė vazhdohet me decentralizimin e pushtetit, pėrfaqėsimin e drejtė dhe adekuat dhe tė tjera. Mirėpo, tė gjithė duhet tė pranojnė se kėtu nė Maqedoni kemi njė realitet tė ri dhe ky realitet kėrkon edhe mentalitet tė ri, sepse me mentalitet tė vjetėr nuk mund tė ecet pėrpara.

8. Shumė analistė konsiderojnė se shteti i Maqedonisė shkon kah federalizimi. Cili ėshtė qėndrimi i BDI-sė pėr kėtė ēėshtje? A ėshtė e mundur qė tė ndahet Maqedonia?

Ali Ahmeti: BDI-ja si parti ka tre prioritete tė mėdha. Integrimin e shqiptarėve nė shtet, integrimin shtetit nė NATO dhe BE dhe implementimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit. Prej kėtu qartė mund edhe tė konstatohet se ne respektojmė integritetit territorial tė Maqedonisė dhe se angazhohemi pėr shtetin unitar. Kėtė e garanton edhe Marrėveshja e Ohrit, prandaj sa i takon ēėshtjes sė rregullimit tė shtetit qėndrimi ynė ėshtė i qartė. Ne duhet tė vazhdojmė tė implementojmė Marrėveshjen e Ohrit, si dokument i arritur nė mes palėve nė konflikt me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar dhe i garantuar ndėrkombėtarisht. Ka mendime tė ndryshme sa i takon edhe organizimit tė fundit territorial. Disa prej tyre shkojnė aq larg sa qė kėtė e cilėsojnė si mundėsi pėr ndarje ose vendosje tė kufijve nė Maqedoni. Mendoj se nuk qėndrojnė ato vlerėsime dhe se organizimi territorial ėshtė bėrė me qėllim pėr tė realizuar tė drejta etnike qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit.

9. Shqipėria ėshtė nė NATO, Kosova e pavaruar, si kėto ngjarje do tė reflektojnė nė dispononin e shqiptarėve nė Republikėn e Maqedonisė? Ekziston frikė se ka iniciativa nga disa tendenca publike pėr krijimin e territoreve gjithėshqiptare. Sa janė tė mundshme kombinatorikat e tilla teritorriale?

Ali Ahmeti: Anėtarėsimi i vendeve tė rajonit nė NATO ndikon nė stabilitet dhe siguri mė tė madhe. Prandaj, edhe ne u angazhuam qė Maqedonia tė pranojė ftesė nė samitin e Bukureshtit, por kjo nuk ndodhi. Mirėpo ne jemi tė bindur se pas zhvillimit tė zgjedhjeve tė lira dhe demokratike, tė pranuar nga tė gjitha palėt nė garėn zgjedhore dhe pas konstituimit tė organeve legjitime qė do tė reflektojnė vullnetin politik tė palėve fituese, nė periudhėn e fundit tė vitit do tė pranojmė ftesė pėr anėtarėsimin nė NATO dhe fillimin e bisedimeve pėr anėtarėsim nė BE. Kėshtu qė edhe ne do t`u bashkangjitemi vendeve tė Kartės sė Adriatikut, - Shqipėrisė dhe Kroacisė. Nė mendjen e shqiptarėve nuk ėshtė krijimi i territoreve etnike, nė mendjen e tyre ėshtė bashkimi nė Evropėn e bashkuar, ku nuk do tė ketė kufij nė mes shteteve tona. Ky ėshtė edhe ideal i shqiptarėve dhe kėtė do ta realizojmė tė gjithė sė bashku.
Master
Master
Admin
Admin

Numri i postimeve : 181
Join date : 05/04/2008
Age : 28
Location : Somewhere l dont know

master
superstars:
Intervista e Kryetarit Ali Ahmeti nė javoren “FORUM” Left_bar_bleue0/0Intervista e Kryetarit Ali Ahmeti nė javoren “FORUM” Empty_bar_bleue  (0/0)

https://alba-crew.all-up.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi