Kush ka vdekur pĖr Atdhe,nuk Ka Vdekur poR KA lE.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SELMANI: SPITALI I TETOVĖS SHNDĖRROHET NĖ QENDĖR KLINIKE

Shko poshtė

SELMANI: SPITALI I TETOVĖS SHNDĖRROHET NĖ QENDĖR KLINIKE Empty SELMANI: SPITALI I TETOVĖS SHNDĖRROHET NĖ QENDĖR KLINIKE

Mesazh nga Master Sun Apr 20, 2008 1:58 pm

[img]SELMANI: SPITALI I TETOVĖS SHNDĖRROHET NĖ QENDĖR KLINIKE Imeris10[/img]
Retorika antishqiptare e LSDM-sė, nuk mundet ta ndalė klinikėn

Tetovė, 18 prill - “Qeveria e Republikės sė Maqedonisė ka tė drejtė legjitime dhe ligjore tė sjellė vendime tė kėtilla, domethėnė tė themelojė institucione tė reja shtetėrore. Kjo nuk ėshtė e ndaluar me asnjė ligj tė Kushtetutės, deklaroi ministri i Shėndetėsisė, Imer Selmani.
Sipas Selmanit, njė gjė e tillė ėshtė e lejuar me ligjin pėr mbrojte shėndetėsore, ėshtė proces pėr avancimin dhe ngritjen e Spitalit tė Pėrgjithshėm tė Tetovės nė klinikė, ka filluar qė nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar, ku tė gjitha procedurat ligjore, komisionet pėrkatėse tė Ministrisė sė Shėndetėsisė janė tė aprovuara dhe me kėtė gjithė kushtet e spitalit tė Tetovės u plotėsuan. Pas kėsaj, qeveria mori vendim qė u nėnshkrua nga unė si ministėr dhe i njėjti sėrish u aprovua nga qeveria.
“Kjo nuk ėshtė nė kontekst tė zgjedhjeve tė parakohshme, sepse e njėjta nuk u iniciua nė kohėn e zgjedhjeve. Ne nuk e dinim qė nė kėtė kohė do tė ketė zgjedhje, prandaj kjo ėshtė pjesė e aktiviteteve tė qeverisė qė nė kontinuitet i aprovon Partia Demokratike Shqiptare, apo pjesėmarrėsit e saj nė qeveri. Ky ėshtė njė proces normal nga Ministria e Shėndetėsisė dhe Ministria e Arsimit. Tetova njė gjė tė kėtillė e ka merituar shumė mė herėt”, tha ministri Slemani.
Ky ėshtė njė proces paralel mes dy ministrive, i cili vazhdon tė aprovohet si dhe investime tė tjera, tė cilat pėrmirėsojnė infrastrukturėn mjekėsore.
“Unė nuk dua tė merrem aspak me LSDM dhe nuk dua ta komentoj njė reagim tė tillė, sepse ky ėshtė njė reagim qė prek nė baza etnike. Kjo ėshtė shumė e dėmshme dhe negative, sepse LSDM ka njė qėllim, reagimin vetėm nė bazė etnike dhe kjo ėshtė njė qasje negative, sepse LSDM-ja kėtė negativitet e shfaq vetėm kur bėhet fjalė pėr pėrmirėsimin e shėndetėsisė nė regjionet shqiptare. Shqiptarėt e kanė tė drejtėn tė mjekohen nė institucione tė zhvilluara dhe tė pajisura si duhet, deklaroi Selmani.
Pra konteksti i reagimit tė tyre nuk ėshtė asgjė mė shumė se propagandė politike, por e dėmshme pėr politikėn e tyre.
Ne do tė vazhdojmė proceset para, pas dhe gjatė zgjedhjeve dhe kėto projekte tė filluara do tė realizohen, deklaroi pėr gazetėn Shqip ministri i Shėndetėsisė, Imer Slemnai.
Spitali i Tetovės do vazhdojė tė pajiset me mjetet e nevojshme dhe kjo do tė ndodhė brenda katėr muajve. Pajisjet janė nga mė tė sofistikuarat dhe kapin vlerėn e 4 milionė eurove.
Ndėrsa pas 7 muajve do tė fillojė ndėrtimi edhe i njė objekti nė oborrin e spitalit tė Tetovės, i cili do jetė njė bazė shėndetėsore dhe edukativo-arsimore pėr studentėt e ardhshėm.
Master
Master
Admin
Admin

Numri i postimeve : 181
Join date : 05/04/2008
Age : 28
Location : Somewhere l dont know

master
superstars:
SELMANI: SPITALI I TETOVĖS SHNDĖRROHET NĖ QENDĖR KLINIKE Left_bar_bleue0/0SELMANI: SPITALI I TETOVĖS SHNDĖRROHET NĖ QENDĖR KLINIKE Empty_bar_bleue  (0/0)

https://alba-crew.all-up.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi