Kush ka vdekur pĖr Atdhe,nuk Ka Vdekur poR KA lE.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Origjina e Emrit KOSOVĖ

Shko poshtė

Origjina e Emrit KOSOVĖ Empty Origjina e Emrit KOSOVĖ

Mesazh nga Master Sun Apr 06, 2008 2:50 pm

Truda, Tėrdevci dhe Tushila janė forma shumė mė tė hershme se horonimi Kosovo, qė, nga sa duket, ėshtė vetėm njė calque linguistique i tyreo Tė burimit latin janė dhe toponimet Vragoli, Smolicė, Smolushė, Slovi, (E)Skivian, Glogovia, etj.

Mendojmė se nga toponimet e para qė meriton njė trajtim tė denjė ėshtė emėrvendi i fshatit Vragoli, i cili, nga sa mund tė shihet, pėsoi pėrndėrrime nga mė tė ēuditshmet. Megjithatė, po tė vihet nė njė kontekst mė tė gjerė toponimik, mund tė vihet re lehtė se trajtja e tij e kryehershme ka qenė Oracola me kalimin e o-sė nistore tė latinishtes nė vo-/va-, si dhe ve- (khs. oleum > voj/vaj, orphanus > i vorfėn/i varfėn, orbus > i verbėr, opus, -eris > vepėr, qė ka prekur edhe sllavizmin ubog> i vobek>i vapek).

Por, derisa nė toponiminė shqiptare ai u ruajt nė njė formė mė konservative tek emėrvendi Frakull, nė Kosovė, ai pėsoi ndryshime tė ndjeshme, duke iu pėrshtatur sė pari ndjenjės gjuhėsore sllave, qė e kishte lidhur atė me fjalėn vrag 'djall', kurse mė vonė ndjenjės gjuhėsore turke me prapashtesėn -li. Gojėdhėnat e ndryshme sllave se aty paska qenė vendi i djajve janė vetėm gojėdhana, sepse nuk dihet, qoftė nė toponiminė sllave, qoftė nė atė botėrore se djalli ka mundur tė jetė bazė motivuese e ndonjė emėrvendi, kurse, siē dėshmon toponimi shqiptar Frakull < Farakull, si dhe realiteti historik, orakujt kanė luajtur njė rol tejet tė madh nė jetėn shpirtėrore, madje dhe ushtarake e politike tė popujve antikė. Te kjo bazė motivuese dyshojmė se do ēuar edhe kėrkimi i etimonit tė emėrvendit tjetėr nė Shqipėri, Vrakės < Varaka < Oracullum e jo nga bara 'kėnetė' siē mendojnė studiuesit sllavė. Tekefundit, ekzistenca e kishave tė vjetra nė dhe pranė kėtyre lokaliteteve ėshtė edhe njė dėshmi e fortė e ekzistimit edhe tė tempujve tė ndryshėm antikė.

Njė toponim, qė ka tėrhequr qė moti vėmendjen tonė ėshtė emėrvendi i fshatit Trudė, i cili, me sa duket, ka qenė bazė motivuese e kalkimit nė gjuhėt sllave tė horonimit Kosovė. Nė dokumentet osmane pėrmendet trajta me metatezė Trudna (Pulaha, 670), sajuar nga shumėsi i shqipes nė -na (khs. uj + -na, vaj+ -na, drith + -na), e po kėtė e pohojnė edhe tė ashtuquajtur studiues sllav (Urosheviq, 142), qė nuk ėshtė kurrfarė baze motivuese pėr njė emėrvend. Ekzistimi i Trudės sė Vjetėr me mikrotoponimet Arat e Kishės, Kroi i Kishės dhe fakti se ky vendbanim qe i banuar qė prej kohėsh mė tė lashta me shqiptarė tė fisit shalė dhe se vetėm pas Serbisė sė Parė nė tė u vendosėn dy-tri shtėpi kolonistėsh, tregon se kemi tė bėjmė me njė jo fshat, por katund tė hershėm mesjetar, i cili, sikundėr dhe emri i fshatit, ngjitur me tė, Prugovc < Purg+ -ovac , pėsoi metatezėn e njohur tė likuideve u - r > r - u. Pra, forma e kryehershme e emėrvendit Trudė qe Turdna. Forma me metatezė ėshtė mė e re dhe, falė saj, nuk kemi evoluimin e grupit -rd- > -rdh-.

Tė dokumentuar pėr herė tė parė historikisht nė formėn e tij tė vėrtetė e gjejmė nė letrėn e sundimtarit tė Vilajetit tė Kosovės, Jashar Pashė Gjinollit, kėtij Justiniani tė dytė shqiptar, drejtuar sulltanit mė 19 shkurt 1832, nė formėn TORDINA (KPV, 138).

Trajta sllave, Trudna, qė ėshtė njė trajtė me metatezė e Turd + -na, duket tė jetė mė e vjetėr se trajta Tord + -ina, sepse Turdus ėshtė njė fjalė e latinishtes klasike, kurse tordo 'mėllenjė' dhe tordela 'mėllenjėz' janė fjalė tė leksikut neolatin. Po kėtu do kėrkuar edhe burimi i kuptimit tė fshatit tė Kosovės Tėrdevc < Turd + prapashtesėn sllave -evac. Errėsimi i zanores u ose o nė ė u krye pėr shkak tė zhvendosjes sė theksit nė rrokjen e fundit. Njė trajtė gjuhėsisht mė e lashtė ruhet tek emėrvendi Tushilė < Turdus + prap -ilė, qė ėshtė njė prapashtesė zvogėluese, pėrftuar me gjasė nga ajo latine -ella. Kėtė e vėrteton edhe toponimi i kalkuar i fshatit ngjitur me tė Tica < Ptica. Pėr ekzistimin e kėsaj trajte deminutivale dėshmon edhe italianizmi i cekur mė sipėr - Tordela. Tė gjitha kėto rrėnjė latine dhe neolatine na shtyjnė tė pėrfundojmė se toponimi Kosovė ėshtė nė tė vėrtetė njė kalk i toponimeve tė shumta krijuar me apelativa latinė dhe neolatinė. Nė traditėn toponime shqiptare ekziston edhe emėrvendi Zogaj, qė sipas mendimt tim duhet tė ketė dalė nga togfjalėshi Zog i Zi 'turdus merula' (khs. anglisht blackbird 'zog i zi, turdus merula').

Tekefundit, sikundėr pohon edhe Nushiq (f. 10), nė dokumentet latine tė shekullit XIV, vendi ku mendohet se u zhvillua Beteja e Kosovės mė 1389, njihet si Campus turdorum dhe Campus merularum. Gjuhėtari kroat, P. Skok, emrin Kosovo e sheh si njė emėrzim tė gjinisė asnjanėse nga forma mbiemėrore nė -ov kosov (f. 160). Sipas studiuesit turk Hasan Eren, si fjala gjermane Amselfeld, si ajo latine Campus Turdorum, si ajo hungareze Rigomezo janė njė calque linguistique e togfjalėshit sllav Kosova Polje.(www.tdk.tr). Me kėtė rast po theksojmė se nė sallnamet (vjetarėt) e ndryshėm osmanė, kryesisht tė shekullit XIX, pėrdoret togfjalėshi Kosova Ovasė 'Fusha e Kosovės'.

Por, nėse e pranojmė faktin e pamohueshėm historikė se shumė pėrpara sllavėve nė kėto troje ishin romakėt, tė cilėt, pas njė sundimi tė gjatė ia dolėn pjesėrisht tė krijojnė nga popullsia autoktone, falė ndikimit tė fuqishėm edhe tė fesė katolike, elementė latinishtfolės, atėherė vihet re lehtė se forma shumė mė tė lashta janė toponimet e krijuara nga apelativat latinė.

Ky toponim, qė mori mė vonė karakter horonimi, u politizua tepėr shumė. Pėr shkallėn e politizimit tė tij, po pėrmendim njė citat tė profesorit tė dėgjuar tė sė drejtės ndėrkombėtare prof.dr. F. Myncel nga studimi i tij "Pavarėsia e Kosovės sipas sė drejtės ndėrkombėtare", qė tronditi pėrfaqėsuesit e propagandaės gjenocidale serbe ndaj Kosovės: "Kėshtu psh. Radomir Lukic: "Rėndėsia e betejės sė Fushėkosovės, Pravni Zivot [gazetė e fakultetit juridik tė universitetit tė Beogradit] 1989/6-7, fq.957. Sipas "Mitit" heronjtė serbė tė rėnė nė Fushėkosovė janė kthyer nė Mėllenja dhe vajtojnė nė kėngėn e tyre disfatėn. Prej atje na vika edhe emri Fushėkosovė (kos ėshtė fjala serbe pėr mėllenjė), qė nuk paskėsh asgjė shqiptare dhe kjo provokėsh se Kosova qėnka tokė serbe.

Sidoqoftė nė "fushėn e mėllenjave" nuk ka fare mėllenja, ata deri para ca kohėsh nuk kishin ardhur kurrė kaq nė jug sepse janė zogj pyjesh. Kurse "fusha e mėllenjave" ėshtė njė tokė e rrafshėt pjellore dhe e kultivuar. Emri Kosovė ka shumė mė tepėr mundėsi tė vijė nga fjala "kosit/kositi", e cila ka pothuaj tė njėjtin kuptim nė tė dy gjuhėt. Nė shqip kjo ėshtė fjalė e huazuar nga serbishtja (njė provė tjetėr e kontakteve tė gjata mes popujve). Historia e mėllenjave tregon se "Miti" ėshtė shpikur nga persona qė nuk i njihnin aspak as zogjtė e Kosovės dhe as vetė Kosovėn.
__________________
Aty Ku leni Emer e jo numer...
Master
Master
Admin
Admin

Numri i postimeve : 181
Join date : 05/04/2008
Age : 28
Location : Somewhere l dont know

master
superstars:
Origjina e Emrit KOSOVĖ Left_bar_bleue0/0Origjina e Emrit KOSOVĖ Empty_bar_bleue  (0/0)

https://alba-crew.all-up.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi