Kush ka vdekur pĖr Atdhe,nuk Ka Vdekur poR KA lE.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Patellxhana te mbushura me gjize dhe te ferguara

Shko poshtė

Patellxhana te mbushura me gjize dhe te ferguara Empty Patellxhana te mbushura me gjize dhe te ferguara

Mesazh nga Master Sun Apr 06, 2008 2:56 pm

Patellxhana 4
Veze 4
Gjize ose Ricotta italiane
miell
Mardanoz

Merr 3 ose 4 patellxhana te holle dhe te gjate, dhe ndaji ne 4 cope, pra njehere i ndan ne gjysme, pastaj dhe nje here tjeter ne mes qe te mos te dalin shume te gjata. (ishalla me ke Kuptu).

pastaj veji te zin vetem me uje nja 15 min sa te duket me sy qe jane zi.
Mbasi jane zire mire, e hedh ujin, dhe pastaj heq pjesen e brendshme te patellxhaneve por mos e hudh se do na duhet per pergatitjen .

Merr 4 kokrra veze dhe rrifi te gjitha bashke, pasta bashkoji me te brendshmet e patellxhaneve. Perzie mire sa te behet nje material, dhe pastaj hidh gjizen ose ricoten (kur perdor rikote hidhi dhe pak krype se ricota eshte e embel) pastaj hudhi dhe nje grusht miell dhe perzie akoma, dhe pastaj ne fund i hedh mardanozin e pastruar dhe te prere me copa te vogla.

Me ne fund merr patellxhanet e boshatisur dhe i mbush me kete gjizen qe pergatitem me siper.

Nderkohe qe mbush patellxhanet ve vajin (te pakten nje gisht voj duhet ne ftere) te ngrohet ne zjarr.

Dhe se fundi kur ngrohet vaji ven patellxhanet qe te fergohen. Ki kujdes qe te vesh me ferguar nga ana e patellxhanit dhe jo nga ana e gjizes.
__________________
Master
Master
Admin
Admin

Numri i postimeve : 181
Join date : 05/04/2008
Age : 29
Location : Somewhere l dont know

master
superstars:
Patellxhana te mbushura me gjize dhe te ferguara Left_bar_bleue0/0Patellxhana te mbushura me gjize dhe te ferguara Empty_bar_bleue  (0/0)

https://alba-crew.all-up.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi