Kush ka vdekur pĖr Atdhe,nuk Ka Vdekur poR KA lE.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riparimi i Ballkanit – Janusz Bugajski (Wall Street Journal)

Shko poshtė

Riparimi i Ballkanit – Janusz Bugajski (Wall Street Journal) Empty Riparimi i Ballkanit – Janusz Bugajski (Wall Street Journal)

Mesazh nga Master Sat Apr 19, 2008 12:27 pm

Politika nė Maqedoni ka gjasė tė radikalizohet, pasiguria politike mund t'i trimėrojė udhėheqėsit e pakicės shqiptare nė Maqedoni qė tė synojnė njė autonomi territoriale nė kufi me Kosovėn dhe Shqipėrinė. Nėse Shkupi nuk e njeh shpejt shtetėsinė e Kosovės dhe dėshton tė arrijė marrėveshje mbi kufirin me Prishtinėn, militantėt shqiptarė pėrbrenda Maqedonisė mund tė ndihen tė trimėruar pėr tė synuar edhe pėrshtatje territoriale. Rusia gjithashtu do tė mėtojė tė pėrfitojė nga paqartėsitė rreth Maqedonisė, duke stimuluar marrėdhėnie mė tė ngushta ekonomike, politike dhe tė sigurisė me Shkupin dhe duke e prezantuar vetveten si mbrojtės tė fuqishėm nga pan-shqiptarizmi dhe "terrorizmi islamik"


Samiti i NATO-s nė Bukuresht ka ofruar njė bekim tė kufizuar pėr Ballkanin. Edhe pse Shqipėria dhe Kroacia u ftuan nė aleancė, Maqedonia u fut nė dhomėn e pritjes, Serbia mbeti anash, ndėrkaq kėrcėnimet e vazhdueshme tė Rusisė mbi njė konflikt tė ripėrtėrirė rajonal pėr shkak tė Kosovės, mbeten tė pasfiduara. Ēdo sukses i NATO-s nė Ballkan duket se zbulon njė problem tė ri dhe samiti nė Bukuresht nuk ishte pėrjashtim. Por, ana mė e dukshme negative e samitit ishte shtyrja e vendimit pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO, pėr shkak tė mospajtimeve mbi emrin me Greqinė.
Rrjedhimisht, politika nė Maqedoni ka gjasė tė radikalizohet. Qeveria e brishtė mund tė detyrohet tė tėrhiqet nėse pajtohet me ndonjė emėr tė ri pėr vendin, pėr ēka do tė duhet njė ndryshim kushtetues. Nė kėtė drejtim, mund tė pritet njė shpėrthim akuzash kundėr Athinės dhe njė ringjallje e pasioneve nacionaliste, gjėra qė do tė dėmtonin imazhin e Maqedonisė nė cilėsinė e njė kandidati tė pėrshtatshėm pėr anėtarėsim nė NATO.
Nėse nuk zhvillohet njė strategji e arsyeshme mbi negociatat me Greqinė, me pėrfshirje tė nivelit tė lartė edhe tė Shteteve tė Bashkuara, pasiguria politike mund t'i trimėrojė udhėheqėsit e pakicės shqiptare nė Maqedoni qė tė synojnė njė autonomi territoriale nė kufi me Kosovėn dhe Shqipėrinė.
Pasojat mė tė gjera rajonale tė moszgjidhjes sė ēėshtjes sė Maqedonisė gjithashtu mund tė jenė destabilizuese. Nėse Shkupi nuk e njeh shpejt shtetėsinė e Kosovės dhe dėshton tė arrijė marrėveshje mbi kufirin me Prishtinėn, militantėt shqiptarė pėrbrenda Maqedonisė mund tė ndihen tė trimėruar pėr tė synuar edhe pėrshtatje territoriale. Nė sytė e tyre, Maqedonia, pa anėtarėsim nė NATO, mund tė jetė thjesht njė "shtet i pėrkohshėm".
Edhe Rusia gjithashtu do tė mėtojė tė pėrfitojė nga paqartėsitė rreth Maqedonisė, duke stimuluar marrėdhėnie mė tė ngushta ekonomike, politike dhe tė sigurisė me Shkupin dhe duke e prezantuar vetveten si mbrojtės tė fuqishėm nga pan-shqiptarizmi dhe "terrorizmi islamik".
Synimi i Moskės do tė jetė qė tė shtojė edhe njė pronė nė tablon gjithnjė e mė tė gjerė ruse dhe tė konstruktojė njė zinxhir tė varshmėrisė nė Ballkan, duke synuar Evropėn Qendrore dhe Perėndimore.
Njė deklaratė jo edhe aq e vėrejtur e Kremlinit mbi, siē ėshtė thėnė, faktin se zhvillimet nė Kosovė ende nuk kanė arritur nė "fazėn mė tė nxehtė", jep shenja se NATO-ja dhe operacionet evropiane mund tė sfidohen nga rezistenca serbe dhe lėvizjet pėr ndarjen e Kosovės.
Moska do tė vazhdojė tė kapitalizojė mbi njohjen e kufizuar ndėrkombėtare tė Kosovės, duke krijuar kokėēarje pėr NATO-n dhe duke penguar zgjerimin e mėtejshėm tė ndikimit perėndimor. Konfliktet, e ngrira apo edhe tė tjerat, ofrojnė mundėsi pėr promovimin e interesave tė Rusisė nė njė rajon i cili ende nuk ėshtė futur brenda institucioneve perėndimore.
Nėse nacionalistėt formojnė qeverinė e ardhshme nė Serbi, NATO-ja duhet tė jetė nė pritje tė njė koordinimi edhe mė tė ngushtė midis Beogradit dhe Moskės, nė pėrpjekje pėr tė provokuar trazira nė Kosovė. Ata madje mund ta hartojnė edhe njė deklaratė mbi njė entitet tė ndarė administrativ serb nė komunat e veriut tė Kosovės.
Moska ėshtė duke zbatuar njė strategji me dy shtigje drejt Perėndimit, duke bėrė pėrpjekje qė tė pėrēajė brendinė e Evropės pėr tė zgjeruar ndikimin rus dhe duke penguar praninė amerikane pėr tė parandaluar shkėputjen e pėrhershme tė Evropės lindore nga orbita ruse. Nė kėtė kontekst tė zgjeruar strategjik, samiti i Bukureshtit ka shėnuar disa suksese nė Ballkan, por janė tė nevojshme pėrkushtime edhe mė tė gjera dhe mė tė palėkundshme nė kėtė rajon ende tė brishtė dhe tė kontestuar.
/A.F./Liria
Master
Master
Admin
Admin

Numri i postimeve : 181
Join date : 05/04/2008
Age : 28
Location : Somewhere l dont know

master
superstars:
Riparimi i Ballkanit – Janusz Bugajski (Wall Street Journal) Left_bar_bleue0/0Riparimi i Ballkanit – Janusz Bugajski (Wall Street Journal) Empty_bar_bleue  (0/0)

https://alba-crew.all-up.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi