Kush ka vdekur pĖr Atdhe,nuk Ka Vdekur poR KA lE.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ēfarė peshon mė shumė tek ne shqiptarėt, kombi apo feja ?

Shko poshtė

Ēfarė peshon mė shumė tek ne shqiptarėt, kombi apo feja ? Empty Ēfarė peshon mė shumė tek ne shqiptarėt, kombi apo feja ?

Mesazh nga Master Sun Apr 20, 2008 6:38 pm

Besoj se s'do tė ketė patur ndonjė ēast tjetėr historik pėr shqiptarėt si ky i sotmi, ku tė peshohet pėr to me kandar raporti mes kombit dhe fesė, mes dashurisė ndaj asaj sė cilės i lidh trashėgimia, gjaku, gjuha, historia e pėrbashkėt e qė quhet kombėsi dhe mendje-animit tė tyre ndaj pėrkatėsive tė tjera qė quhen fetare. Nė njė Europė Juglindore ku kufiri midis kombit dhe fesė ėshtė jo vetėm i padukshėm por herė herė feja dhe kombi pėrzihen aq keq sa nė vend tė flasim pėr boshnjak tė besimit mosleman, mė e udhės ėshtė gjendur shprehja shtet mosleman pėr shtetin e krijuar pikėrisht nga banorėt e Bosnjės qė i pėrkasin besimit islam. Mė tė paktė si numėr, dy pėrbėrėsit e tjerė tė popullsisė pėrbėrėse tė Bosnjės janė mė shumė kroatė sesa katolikė apo mė shumė serbė sesa tė krishterė ortodoksė.

Nga ky dualitet nuk bėn pėrjashtim as Greqia si shteti mė i hershėm i Eurpės Juglindore qė tashmė ėshtė pjestar i Bashkimit Europian. Gjer sė fundi grekėrve nuk u mjaftonte tė ishin veē grek, ngaqė ata shėnonin nė pasaportė edhe pėrkatėsinė fetare. Bile edhe raportet ndėrmjet shteteve tė Europės Juglindore nė pjesėn mė tė madhe tė tyre janė ndėrtuar nė bazė tė simpative fetare. Vetėm shqiptarėt bėjnė pėrjashtim nga rregulli. Qė nga Rilindja Kombėtare shqiptare e kėndej nuk mund tė gjejmė ndonjė ēast historik (veē periudhės komuniste) ku shqiptarėt tė kenė vendosur ndjenjat fetare apo ideale tė tjera mbi ato kombėtare. Tė paktėn, shqiptarėt kanė qenė gjithmonė tė ndėrgjegjėshem pėr padrejtėsitė e fuqive Europiane ndaj tyre dhe gjithmonė janė simpatizuar me shqiptarėt qė vendimet e tė tjerėve i lanė jashtė kufijėve tė shtetit kombėtar shqiptar.

Sot, kur ka ardhur ēasti i krijimit tė shtetit tė dytė tė shqiptarėve nė Europėn Juglindore (qė do tė riparonte njė pjesė tė padrejtėsive tė bėra ndaj kombit shqiptar), beteja ėshtė zhvendosur pikėrisht tek raporti komb-fe. Shqiptarėt nga ana e tyre theksojnė atė qė ėshtė e vėrtetė: faktin qė ata nė radhė tė parė e mbi tė gjitha janė shqiptarė para se tė jenė moslemanė, apo tė krishterė ortodoksė e katolikė. Por tė interesuarit (bizantinėt serbė, grekė, etj.) dhe tė painteresuarit pėr pavarėsinė e Kosovės duan me ēdo kusht tė dėgjojnė ose tė theksojnė pikėrisht tė kundėrtėn: qė shqiptarėt janė moslemanė dhe me pavarėsinė e Kosovės krijohet njė shtet me mbi 90 % tė popullsisė moslemane. Nėnkuptimi, aty ku nuk shprehet hapur, ėshtė i qartė: "Amerikanė e Europinaė! Mos krijoni njė shtet mosleman nė zemėr tė Europės, njė shtet feja e tė cilit ėshtė nė luftė me ju...". Shqiptarėt shohin tek amerikanėt aleatin e tyre tė natyrshėm dhe amerikanėt shohin tek shqipatrėt kombin mė pro-amerikan jo vetėm nė Europė por ndoshta nė tė gjithė planetin. Propaganda serbe e greke mbi fantazmėn e njė shteti mosleman nė Europė mund tė ketė ndikimet e veta, prandaj edhe nuk duhet nėnvletėsuar. Pra lind pyetja se sa ēdo shqiptar me veprimet e tij e ndihmon ēėshtjen kombėtare. Fatmirėsisht, bizantinėt nuk arrijnė tė gjejnė tek shqiptarėt materialin e dėshiruar pėr tė thėnė ?Hej, shikoni shqiptarėt janė po aq fanatikė sa ...le tė themi moslemanėt arabė...?.

Para disa kohėsh bisedoja me miq shqiptare nė Amerikė tė Veriut rreth organizimit dhe pėrpjekjeve tė shoqatave shqiptare pėr tė bashkėpunuar me bashkėsitė e tjera mike. Mė thanė se ishte bėrė njė konferencė me bashkesinė hebreje nė Toronto nė Tetor 2005. Megjithatė, pati edhe disa shqiptarė qė e kundėrshtuan me "arsyetimin se hebrejtė janė duke iu bėrė tė kėqinja moslemanėve tė Palestinės"?! Mė erdhi keq per kėtė "arsyetim" dhe sigurisht nuk dua t'i hyj faktit se a kanė tė drejtė hebrejtė apo arabėt, sepse nė rradhė tė parė nevojitet tė dihet korruposioni tepėr i lartė nė administratėn palestineze dhe faktin qė qeveria palestineze mbahet me paret e qeverisė sė Izraelit, SHBA, etj. Edhe mė keq, shqiptarėt nuk kanė kėllqe pėr tė bėrė paqe mes dy palėve. Por pėr tė qenė i arsyeshėm, pėr tė parė interesat tona shqiptare dhe vetėm tonat, njė bashkėpunim i frytshėm me bashkėsinė hebreje ka qenė gjithmonė i frytshėm dhe i dyanshėm. Prandaj krijmi i njė kulture bashkėpunimi nga njerėzit e pėrshtatshėm qė duhet tė ngulitet nė ndėrgjegjet tona, gjithmonė duke i shėrbyer interesit kombėtar, do mbetet njė tregues i cilesisė sė punės tė shqiptarėve kudo qė te ndodhen.

Askush nga shqiptarėt ne nuk ka tė drejtė tė bėjė moral pėr ēėshtje tė tilla si ajo e besimit fetar, sepse i pari dhe mbi tė gjitha ėshtė besimi e interesi kombėtar; sot e mot. Para disa kohėsh Telekomi shqiptar u ble nga njė kompani turke. Rastėsisht mė ra nė dorė njė gazetė , organ i njė shoqate bamirėse. Gazeta nė fjalė qė nė titull shprehte njė entuziazėm ekstrem tepėr tė madh pėr shitjen e kompanisė shqiptare turqve. A thua ka kaq rėndėsi fakti se blerėsi ėshtė mosleman, ortodoks apo katolik?! ?far do i dallonte ato nga njėri tjetri? Mendoj se e para gjė qė duhet tė shikohet nė kėto raste ėshtė interesi i vetė shqiptarėve. Shqipėria ėshtė njė vend jo-fetar dhe kjo jo vetėm nė letra.
Master
Master
Admin
Admin

Numri i postimeve : 181
Join date : 05/04/2008
Age : 28
Location : Somewhere l dont know

master
superstars:
Ēfarė peshon mė shumė tek ne shqiptarėt, kombi apo feja ? Left_bar_bleue0/0Ēfarė peshon mė shumė tek ne shqiptarėt, kombi apo feja ? Empty_bar_bleue  (0/0)

https://alba-crew.all-up.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi