Kush ka vdekur pĖr Atdhe,nuk Ka Vdekur poR KA lE.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ceshtja e gjuhes shqipe

Shko poshtė

Ceshtja e gjuhes shqipe Empty Ceshtja e gjuhes shqipe

Mesazh nga Master Tue Apr 22, 2008 7:41 pm

Nje nga diskutimet me interesante eshte ai i gjuhes. Sigurisht, dihet se
gjuha letrare shqipe anon nga dialekti jugor. Nuk mund te thuhet se eshte
plotesisht jugor. Por ne vend te paskajores me punue, me ndertue, thuhet te
punoj, te ndertoj. Disa vete thone se shqipes i eshte zvogeluar fjalori nga
ky, dhe si rrjedhim, duhet rishikuar gjuha. Per mua, gramatika shqipe,
sigurisht qe duhet shikuar nga specialiste, dhe njohes te mirefillte te tere
dialekteve. Sidoqofte, mund te kete probleme ne grupime te caktuar, qe
mundohen ta bejne ceshtjen e gjuhes kaq te madhe sa te fillojne flijimin e
unitetit, per ceshtje krahinore. Ceshtja e gjuhes eshte ca e veshtire. Per
punen e fjalorit, nuk eshte problemi tek zvogelimi i tij. Per fat te keq te
gjuhes shqipe, qe Naimi shkruante me aq ciltersi sa shkruante dhe Fishta,
dialekti i veriut nuk para po perdoret. Me raste te vecanta sic jane poezite
e shkrimet e Arshi Pipes, ose Haki Stermillit, e shume shkrimtareve kosovare,
ka humbur ca. kur them ka humbur, dua te them se nuk perdoret me. Shkaqet
dihen. Shkodra ka qene nje nga qendrat me te rendesishme kulturore te vendit.
Me nje shumice fetare katolike. Ne kohen e 1900 kur Shqiperia ishte nen
ndikimin e Portes se Larte, Greqise per shkolla, dhe besim, ne Shkoder u hap
shkolla e pare shqipe nga austriaket, sic thote zoti Stavro Skendi. Sipas
tij, shqiptaret ortodokse mesonin greqisht nerper shkolla, kurse ata
myslimane mesonin turqisht. Arsyeja kryesore per keto veprime te Austrise nuk
ishte nje dashuri e madhe e Austrise per Shqiperine, por thjesht se
austriaket deshironin nbje kundrapeshe ndaj sllaveve te jugut. Po ashtu sic
donte dhe Papati nje kundrapeshe ndaj kishes lindore. Disa abetare u bene,
shumica e pasukseshme. Franca ndihmoi ne nje gjuhe te perbashket duke
perdorur dialektin e Elbasanit si nje pike bashkimi e dy dialekteve.
Gjithashtu kjo coi dhe ne hapjen e shkollave shqipe ne Korce e gjetke.
Ne kohen e komunizmit, shkodra dhe veriu ne pergjithesi humben ca nga
pesha e tyre shumeshekullore e tradites se gjuhes shqipe, dhe fuqi fjale, per
vete faktin e persekutimit te murgjve, qe dikur benin eliten kulturore te
vendit.
Per mua, i rritur ne kohen e komunizmit, dhe me edukaten e pastrimit te
gjuhes nga barbarizmat, e ndoshta edhe dialektizmat, me vjen shume keq kur
lexoj lajme ne shqip qe nje amerikan ose italian i kupton me shpejt se une.
ATSH po e ben gjuhen shqipe nje dege te esperantos. Komunizmi me gjithe te
keqiat e tij, kafsherine e tij, me gjithe gabimet e tij ne anesine e
vendosjes se nje gjuhe te perbashket, perseri pati nje rendesi. Rendesia e
komunizmit ishte se gjate kohes se tij u bene ndarjet kryesore te stileve te
gjuhes shqipe. si stili teknik e stili letrar. Gjithashtu pjesa me e madhe e
bazes gramatikore eshte vene. Nuk po them se eshte i persosur. Por ne Librin
e gjuhes shqipe jepej edukata qe ne qofte se nuk gjeni dot fjale qe t'i
pershtaten nje fjale te huaj, atehere hulumtoni dialektet, e nese nuk gjeni
as tek dialektet, atehere shpikni nje fjale. Nuk po themi se duhet te thuash
bicikletaxhiraxhi, po nbje fjale qe te kete kuptim e te tingelloje shqip.
Per mua nese gjuha shqipe duhet rigjeneruar, ajo duhet te filloje nga nje
fjalor i dyte i Shqipes se sotme. Plotesuar me fjale nga dialektet e veriut e
te jugut.
Mos harroni se ne vitet 60 kur gjuha letrare shqipe sapo u be, studentet
kosovare ne Universitetin e Prishtines, njezeri e miratuan, jo sepse e
pelqenin, asnje nuk e di a e pane apo studiuan apo jo, shenj aishte nje ze i
fuqishem qe thonte, ne jemi nje. Veri-Jug Dy koka-nje trung. Nena Shqiperi me
doren e saj shtrire drejt qiellit me pishtarin e saj sheh larg. Varet neper
ere ne dora e saj lapidar, dhe mundohet te kape lavdine e shekujve. Monumenti
eshte ne varrezat e deshmoreve.
Fisnik Pirdeni
Master
Master
Admin
Admin

Numri i postimeve : 181
Join date : 05/04/2008
Age : 29
Location : Somewhere l dont know

master
superstars:
Ceshtja e gjuhes shqipe Left_bar_bleue0/0Ceshtja e gjuhes shqipe Empty_bar_bleue  (0/0)

https://alba-crew.all-up.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi